Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Më përndjekin, më shoqërojnë, por nuk më...”, zbardhet dëshmia e Rudolf Nikollit që plagosi me thikë buke 5 persona në xhami

Shkruar nga Newsbomb
“Më përndjekin, më shoqërojnë, por nuk

Është zbardhur një pjesë e dëshmisë së Rudolf Nikollit, i cili me një thikë buke plagosi 5 persona, jashtë dhe brenda xhamisë “Dine Hoxha” te “Rruga e Kavajës”.

“Arsyeja pse e kreva sulmin me thikë në xhami është se ka shumë kohë që disa myslimanë më përndjekin në shtëpinë ku jetoj me qira. Ata më shoqërojnë vazhdimisht duke më shikuar, por nuk më flasin”.

Këto kanë qenë fjalët e tij para hetuesve të antiterrorit, pasi ngjarja u mor në dorë nga ky institucion. I pyetur nga antiterrori se kush janë këta persona që i përndjekin, i riu shton se emrat e përndjekësve nuk ua di.

Mësohet se prokuroria do të kërkojë për të masën “arrest me burg” për akuzën e veprimeve me qëllime terroriste. Kërkesa do të shqyrtohet nga Gjykata e Tiranës ndërkohë që shtohet se 34 vjeçari vuan nga problem të shëndetit mendor. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll