Tirana
light rain
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
56 %
3.6kmh
100 %
Hën
22 °
Mar
22 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 26 Shtator, 2022

“Më pëlqen të ha”, është gjykuar për format e kolme, mesazhi i këngëtares shqiptare: Duajeni trupin tuaj

spot_img

Lajme të ngjashëm

Bebe Rexha gjithmonë ka qenë e hapur për të folur kur vjen puna tek format dhe linjat e saj trupore, të cilat janë bërë shkak për paragjykim nga persona të tjerë.

Këngëtarja ka rrëfyer më herët se ka pasur stilistë që nuk kanë preferuar të punojnë me të, për shkak të trupit dhe formave të saj të kolme.

Së fundmi Bebe Rexha ka shprehur me anë të një mesazhi në rrjetet sociale se çdo njeri duhet të ndihet mirë dhe ta dojë trupin e tij, pasi sipas këngëtares çdo truopështë i bukur.

Në mesazhin e saj, ajo tregon se është përpjekur jashtë mase për t’u dukur si yjet e televizionit, por nuk mund ta bënte këtë në mënyrë natyrale. Mesa duket Bebe ndihet mjaft mirë me format e saj të kolme dhe duke ngrënë rregullisht e duke  treguar dashuri për trupin e saj.

“Sa më shumë përpiqesha të isha e dobët si ato yjet e popit, me të cilat jam rritur ose me ato që shikoj tani, nuk mund ta bëja në një mënyrë natyrale apo të shëndetshme. Më pëlqen të ha. Stërvitem. Pi ujë. Bëj më të mirën time. Ndjek ritmin e trupit tim. Edhe pse ndonjëherë bëhet e vështirë gjithmonë tregoj dashurinë për trupin ti. Çdo trup është i bukur”, shkruan Bebe Rexha.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img