Tirana
clear sky
38.5 ° C
38.5 °
38.5 °
29 %
4.1kmh
0 %
Enj
39 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
35 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Me paralajmërimin “KUJDES”, Twitter KUFIZON llogarinë e Lulzim Bashës: Ka “aktivitete të pazakonta”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Rrjeti social Twitter, më i përdoruri nga politikanët në gjithë botën, ndërmerr një veprim të papritur ndaj një politikani shqiptar. Kreut të PD Lulzim Basha i është kufizuar llogaria personale për shkak se Twitter ka identifikuar, siç thotë, “aktivitete të dyshimta”.

Më poshtë, llogaria e kufizuar e kreut të PD Lulzim Basha dhe paralajmërimi

Screenshot 5 11

Nëse një ndjekës apo qytetar i zakonshëm do që të vizitojë llogarinë e Bashës në Twitter, do të ndeshet me një faqe të bardhë e cila ka këtë mesazh paralajmërues “Kujdes: Kjo llogari është e kufizuar përkohësisht. Po e shihni këtë paralajmërim sepse ka pasur disa aktivitete të pazakonta nga kjo llogari. Dëshiron akoma ta shikosh?”

Megjithatë, Twitter të jep mundësi që nëse do ta vizitosh faqen pavarësisht paralajmërimit, mund ta bësh atë. Kjo është hera e parë që ndaj një politikani shqiptar ndërrmerren masa nga rrjetet sociale për llogaritë personale.

Ndërkohë, Partia Demorkatike nga ana e saj bën me dije se llogaria e kreut të PD nuk është kufizuar, por ka pasur një problem gjatë hapjes (login), pasi është tentuar në të njëjtën kohë nga kompjuteri dhe celulari. Sipas tyre, Twitteri i Lulzim Bashës do jetë funksional shumë shpejt.

Më shumë

spot_img
spot_img