Teksa Sali Berisha ndodhej në ambintet e SPAK, dhjetëra mbështetës të ish-kryeministrit qënduan aty pranë në shënje mbështetje.
Në një moment, qytetari Sokol Sylisufaj ka vendosur një pjesën e pasme të makinës një pankartë, ku shkruhej: “Rroftë Altin Dumani.”
Ky veprim është konsideruar provokim nga mbështetësit e Berishës dhe teksa makina po largohej, nënkyetari i Rithemelimit, Luçiano Boçi ka tentuar të grisë pankartën. Më pas, qartazi pakarta u mor në duar të mbështetësve të Berishës.
Në një tjetër moment, qytetari është kthyer sërish duke brohoritur: “Rroftë Amerika dhe Altin Dumani,” duke nxitur pakënaqësi në mesin e të pranishmëve.
“Altin Dumani nuk mundet me hy në tokë korrupsioni. Rroftë Amerika e dini ju. Rroftë Altin Dumani që ju sjell këtu, rroftë Amerika. Vetëm Amerika ju bie në dyer të SPAK-ut e Yuri Kim,” thotë qytetari Sokol Sylisafaj. Ky i fundit është i njohur gjërësisht në media për qëndim dhe protestat kundër kryedemokratit Sali Berisha.