Tirana
clear sky
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
36 %
2.6kmh
0 %
Hën
34 °
Mar
39 °
Mër
42 °
Enj
41 °
Pre
41 °
E hënë, 26 Korrik, 2021

“Më pa shtrembër”, arrestohet shqiptari që vrau 24-vjeçarin turk për një shikim të “egër” (EMRI-DETAJE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

“Pse më sheh” është një shprehje që në vendin tonë është bërë legjendë urbane dhe barsoletë, për vetë faktin se shumë ngjarje të rënda kanë nisur me këtë pyete: Pse më sheh?!

Kështu ka ndodhur dhe para dy vitesh, në gusht të 2019 në Gjermani. Shqiptari 36-vjeçar Mariglen.M., vrau me dy plumba të riun turk, Emrah.K., vetëm se ky i fundit e pa shtrembër. Nuk dihet arsyeja e vërtetë, por kështu deklaroi Marigleni në polici, duke i habitur të gjithë.

Tani gati 2 vite pas ngjarjes tragjike, ai u arrestua më në fund në Spanjë dhe pritet të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Shqiptari rrëfeu se kishte jetuar në Gjermani për rreth 9 vjet me dokumente të falsifikuara.

Si ndodhi ngjarja?

Mes shqiptarit kishte passur një konflikt verbal pasi siç pretendon Marigleni ai e kishte parë shtrembër. 36-vjeçari ka qëlluar një herë me pistoletë në shenjë paralajmërimi, e plumbi i tij plagosi lehtë një person tjetër në pub.

24-vjeçari turk, që ishte bashkëpronar i lokalit, u largua dhe u kthye me një pistoletë ajri, por Mariglen M. shtiu mbi të, duke e qëlluar këtë radhë në zemër.

Ai pretendon se atë natë ka qenë nën ndikimin e alkoolit e kokainës dhe nuk kishte pasur në plan ta vriste turkun, por thotë se u ndje i kërcënuar prej tij. Edhe pse të dy ata kishin lidhje me bandat e drogës, sfondi kriminal nuk ka pasur asnjë rol në ngjarjen e rëndë, raportojnë mediat.

Më shumë

spot_img
spot_img