Tirana
few clouds
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
28 %
9.3kmh
20 %
Mar
10 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
16 °
Sht
14 °
E martë, 28 Mars, 2023

“Më ofruan para, por nuk pranova”, shqiptari rrëfen si shpëtoi familjen amerikane nga dëbora

Lajme të ngjashëm

Kur bëhet fjalë për humanizmin,  në shumë raste shqiptarët nuk kursehen. Kështu, Enea Bushati është prej shqiptarëve i cili ka ndihmuar një familje amerikane që ishte bllokuar në një kanal, pas stuhisë së dëborës gjatë ditëve të fundit atje.

Ai ka treguar në një intervistë për “Euronews Albania” se ka ndihmuar të dalë nga kanali makinën e një familje, një nenë me dy vajza që kishin ngelur të bllokuara plot 6 orë. Gjatë intervistës ai rrëfeu se ishte përballur me familjen amerikane të bllokuar në një kanal, gjatë lëvizjes me kamionin me të cilin punon dhe nuk kishte hezituar për asnjë moment t’u vinte në ndihmë, duke iu ofruar atyre ujë dhe ushqim.

Bushati tregoi se familja amerikane i kishte ofruar para tij pasi i kishte ndihmuar, por ky i kishte refuzuar.

“S’e bëra për ndonjë qëllim të caktuar, më ofruan pagesë, por refuzova duke u thënë se nuk e kam bërë për ndonjë vlerë monetare, por e kam bërë sepse e kam ndjerë veten mirë që e kam bërë dhe do ta bëj për çdo njëri në nevojë”, tregoi Bushati.

Më shumë