Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Më ofenduan”, flet 70-vjeçari që vrau fqinjin për një kanal në Kamëz: Jam penduar

Shkruar nga Newsbomb
“Më ofenduan”, flet 70-vjeçari që vrau fqinjin

Maliq Marku, i cili ekzekutoi ditën e djeshme 55-vjeçarin Shefqet Hasa si dhe plagosi Besim Keçën në fshatin Laknas, Kamëz ka dhënë dëshminë e tij para unifromave blu.

Ai është shprehur se Hasa dhe Keça e kishin ofendenduar gjatë gjithë ditën dje, dhe se kjo e ka çuar të moshuarin në aktin ekstrem. 70-vjeçari tha se gjithçka kishte ndodhur shumë shpejt dhe se është penduar për atë që ka bërë.

"Gjithçka ndodhi shumë shpejt, ata të dy më kanë ofenduar gjatë ditës së djeshme. Jam penduar", ka deklaruar ai.

Kujtojmë që shkak për konfliktin që përfundoi në vrasje është bërë një kanal i ujërave të zeza në lagjen ku Hasa banonte, në rrugën “Fatos Shupi”.

70 vjeçari Maliq Marku qëlloi më armë zjarri në drejtim të dy fqinjëve të tij Shefqet Hasa dhe Besim Keqa. Fatkeqësisht, viktimë mbeti 55 vjeçari Shefqet Hasa dhe u plagos 50 vjeçari Besim Keqa. Ky i fundit ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa autori Maliq Marku është arrestuar në kushtet e flagrancës dhe i është sekuestruar dhe arma e krimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese