Numri i lartë i të prekurve nga koronavirus ka bërë qeverinë greke që të marrë masa të reja për të bërë të mundur parandalimin e përhajes së koronavirusit.
Në vendin tonë numri i përgjithshëm i të infektuarve nga Covid-19 ka shkuar në 8119, ndërsa në Greqi në 8,138, pra jemi në të njëjtat shifra, por qeveria greke ka vendosur që të ashpërsojë masat për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
Mediat greke bëjnë me dije se Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka bërë me dije ditën e sotme masat e reja që do të vendosen për parandalimin e përhapje së Covid-19.
Ai është shprehur se do të kufizohen fashat orare, qytetarët nuk do të lëvizin nga ora 00:00 deri më 07:00. Nuk do të lejohen grumbullimet me më shumë se 50 persona në asnjë aktivitet.
Është bërë me dije se do të ulën taksat e biznesit si dhe do të asistohet për të papunët, përveç kompensimit të veçantë prej 534 eurosh që ata marrin.
Qeveria greke ka marrë dhe vendimin për vitin e ri shkollor që është vendosur të fillojë më 7 shtator, maskat për nxënësit dhe mësuesit do të jepen falas.
Ndër të tjera Mitsotakis është shprehur se buxheti ka parashikuar 3 milion euro për vaksinën kundër Covid-19, që do të jepet falas për qytetarët.