Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
37 %
0.5kmh
0 %
Enj
18 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

‘Me një këmbë ikur’ por Lleshaj sot korri supersukses: Shkatërrimi i një grupi të përbërë nga shqipfolës dhe sasia e madhe e kokainës, goditje e paprecedentë ndaj krimit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

544c4747e5c312b6bd1ce93afe29ec96

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është më i përfoluri i ditëve të fundit për largim. Mirëpo, me këtë sukses të korrur sot, Ramës ndoshta do i duhet ta mendojë edhe njëherë.

10 vene nën koordinimin e Europol, shkatërruan ‘LOS BLANCOS’, një grup të sofistikuar kriminal, të përbërë nga shqiptarë.

Operacioni ndërkombëtar antidrogë i koduar “LOS BLANCOS”, shtrirë në disa shtete, si Itali, Shqipëri, Belgjikë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermani, Greqi, Holandë, Rumani, Hungari dhe Ekuador, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e trafikimit të drogave të forta çoi në pranga 30 persona mes të cilëve 10 shqiptarë, 5 nga të cilët arrestuar në vendin tonë dhe 5 të tjerët në vendet e huaja.

Vetë Sandër Lleshaj e cilëson këtë një goditje të paprecedentë ndaj krimit të organizuar.

“Finalizimi i suksesshëm sot i Operacionit ‘LOS BLANCOS’ në 10 vende nën koordinimin e EUROPOL, në të cilin mori pjesë aktive edhe Policia e Shtetit, është një tjetër sukses i rëndësishëm, që provon edhe një herë pjekurinë dhe besueshmërinë e lartë të saj në kuadër të angazhimeve ndërkombëtare.

Shkatërrimi i një grupi shumë të sofistikuar kriminal të përbërë kryesisht nga shqipfolës dhe kapja e një sasie të madhe kokaine dhe parash është një goditje e paprecedentë ndaj krimit të organizuar.

Meritojnë mirënjohje të gjitha agjencitë e vendeve që u angazhuan në këtë operacion si Italia, Holanda, Greqia, Hungaria, Rumania, Gjermania, Spanja , Mbretëria e Bashkuar , Dubai ?? dhe pa dyshim edhe Policia e Shtetit Shqiptar.

Ky operacion dëshmon edhe një herë nevojën e madhe, por dhe dobinë e jashtëzakonshme që ka bashkëpunimi ndërkombëtar në luftën ndaj krimit të organizuar, i cili mund të luftohet me sukses real vetëm kur agjencitë e zbatimit të ligjit bashkëpunojnë ngushtë në nivel operacional. Si sot”, shkruan Lleshaj.

LEXO EDHE Karteli ndërkombëtar i kokainës, Policia zbardh EMRAT: Arrestohet ELDI DIZDARI, ja kush janë shqiptarët e tjerë pjesë e LOS BLANCOS

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img