Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
31 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Me një karrierë të gjatë në drejtësi, KPK konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë Isa Jata, prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Trupa Gjykuese e përbërë nga  Genta Tafa (Bungo), Lulzim Hamitaj, Alma Faskaj pasi analizoi provat dhe fakte vendosi konfirmimin në detyrë të prokurorit Isa Jata pasi rezultoi i pastër në tri kriteret e vetingut.

Prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Isa Jata doli para trupës gjykuese të vetingut me 13 korrik për tri kritere e vlerësimit, atë të ligjshmërisë së pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional, që rezultoi se i përmbushin sipas ligjit.

Jata vlerësoi hetimet e KPK si të thelluara dhe objektive dhe theksoi se shpresonte që e kishte përmbysur barrën e provës për ato probleme që ishin gjetur nga Komisioni.

Isa Jata ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë, ku punon prej vitit 1994. Për më shumë se një dekadë, Jata e ka ushtruar funksionin në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa prej vitit 2015 punon si prokuror në Prokurorinë e Tiranës.

Më shumë

spot_img
spot_img