Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
0.5kmh
0 %
Pre
27 °
Sht
24 °
Die
24 °
Hën
25 °
Mar
18 °
E enjte, 6 Tetor, 2022

“Më ngeli në dorë, s’e kuptova si e vrava”! Detaje të reja nga vrasja e 64-vjeçares në Kuçovë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e djeshme në fshatin Kozare të Kuçovës, ku Fetah Marrja 58-vjeç vrau dhe hodhi në kanal fqinjën e tij, 64-vjeçaren Fatime Suli.

Shkak për vrasjen besohet se ka qënë një borxh që autori i kishte marrë viktimës.

Burime për mediat bëjnë me dije se viktima dhe autori, veçse fqinj, ishin edhe krushqi me njëri tjetrin. 64-vjeçarja, jetonte me bashkëshortin e paralizuar dhe ishte nënë e 2 fëmijëve të martuar, një djali e një vajze.

Nga ana tjetër, autori pas divorcit nga e shoqja jetonte i vetëm. Sipas policisë, në trupin e pajetë të gruas, që ishte hedhur në kanal e mbuluar me gjethe për t’u mos u gjetur, janë konstatuar shenja duarsh në fyt, si dhe ajo është gjetur e zhveshur nga mesi e poshtë.

Gjatë dëshmisë së tij para efektivëve autori ka pranuar krimin duke thënë se: Më ngeli në dorë, se kuptova se si vdiq.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img