Tirana
light rain
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
83 %
1kmh
75 %
Sht
30 °
Die
28 °
Hën
30 °
Mar
32 °
Mër
33 °
E shtunë, 13 Gusht, 2022
spot_img

Më në fund zhbllokohet shitja e naftës bruto, Albpetrol njofton ankandin e suksesshëm pas një periudhe pauze prej Pandemisë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Pas një periudhe të gjatë mungese rezultatesh konkrete edhe për shkak të Pandemisë, një “erë” e re suksesi po hapet për agjencinë shtetërore të naftës, Albpetrol.

Një muaj më parë u konsiderua sukses shitja e 40 mijë tonëve naftë e papërpunuar nëpërmjet ankandit. Por pa u zbehur mirë sukses I parë, Albpetrol njofton një tjetër ankand të rëndësishëm: atë të shitjes së 100 mijë tonëve naftë të papërpunuar, duke hapur kështu mundësinë e më shumë likuiditeteve për kompaninë.

albsig

Sipas njoftimit të Albpetrol, ankandi I hapur është fituar nga kompania Europetrol Durrës Albania për shitjen e naftes bruto me një kohëzgjatje prej 12 muajsh.

Kompania ka bërë edhe sigurimin e kontratës me 335.700.000 lekë që është edhe 10% I vlerës së kontratës sic parashikohet në dokumentet e ankandit.

“Rrjedhimisht, jeni të lutur të paraqisni pranë “Albpetrol” sha, rruga Fier – Patos km 7, Fier, sigurimin e kontratës në vlerën 335.700.000 (treqind e tridhjetë e pesë milion e shtatëqind mijë) lekë, në masën 10% të vlerës së përllogaritur të kontratës, siç parashikohet në dokumentat e ankandit dhe të nënshkruani kontratën brenda 15 (pesëmbëdhjetë ) ditëve nga dita e marrjes së këtij njoftimi.

Në rast se nuk pajtoheni me këtë kërkesë, ose tërhiqeni nga nënshkrimi i kontratës, do të konfiskohet sigurimi i ofertës Tuaj dhe ankandi do të anullohet, siç parashikohet në pikën 16/b të Urdhërit nr.83 datë 10.02.2012 ‘Për rregullat dhe procedurat e shitjes së produkteve hidrokarbure’’, i ndryshuar.

Njoftimi i Klasifikimit është bërë në datë  14.04.2021. Ankesa nuk ka patur” shkruhet në dokumentet e Albetrolit.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img