Hapësire reklamuese

Aktualitet

Më në fund veprohet: I pezullohet licensa Micro Credit Albania, blinte borxhe të këqija nga të tretët, shkeli rregullat e Bankës së Shqipërisë

Shkruar nga Newsbomb
Më në fund veprohet: I pezullohet licensa Micro Credit Albania, blinte

Banka e Shqipërisë ka pezulluar në muajin dhjetor 2022 licensën e institucionit financiar jobankar të kredidhënies Micro Credit Albania (MCA). Shkak sipas bankës qendror është bërë shkelja e kërkesave rregullatore për një kohë të gjatë në mënyrë të vetëdijshme dhe duke favorizuar palët e lidhura, më konkretisht, institucionin tjetër financiar Final.

MCA është një institucion që operonte në Shqipëri nga viti 2016. I licensuar për të gjitha format e kredidhënies, aktiviteti ka funksionuar më së shumti në blerjen e kredive të këqija prej institucioneve të tjera financiare dhe mbledhjen e tyre nga debitoret.

Në muajin korrik 2020 pranë subjektit janë evidentuar shkelje serioze të rregullave. Subjekti u njoftua për fillimin e procedurës administrative dhe ndërkohë paraqiti në Bankën e Shqipërisë një sërë dokumentash që po reagonte ndaj tyre. Ndaj Banka e Shqipërisë pezulloi hetimet në prill 2021.

Por në shtator 2022 u vu re nga një inspektim i Bankës se subjekti kishte plotësuar pjesërisht kërkesat ndërkohë që ishin shtuar shkelje të tjera serioze. Subjekti nuk i ka klasifikuar kreditë bazuar në rregulloren për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve jobanka e mbi të gjitha nuk ka klasifikuar të gjitha ekspozimet e një klienti në të njëjtën kategori rrezuku. Madje nuk ka kryer një analizë të plotë financiare mbi aftësinë paguese të klientëve por është bazuar në vetëdeklarime të paverifikuara.

E krijuar në 2014 Micro Credit Albania funksionon si Shoqëri Aksionare (Sh.a) me dy administratorë, sipas të dhënave nga Opencorporate, Andis Gjoka dhe Elda Ibro.

Shumë prej këtyre institucioneve financiare jobanka janë vendosur në akuzë nga individë të ndryshëm që e kanë denoncuar këtë institucion dhe të tjerë në organet ligjzbatuese, por asnjëherë nuk është marrë masë ndaj tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu