Luizi dhe Kiara sapo kanë konfirmuar lajmet se do të bëhen prindër të një vajze.
Konfirmimi i shtatzanisë së Kiarës nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Luizi zyrtarizoi shtatzaninë e partneres së tij nëpërmjet një këngë dedikim për beben e vogël që pritete të vijë në jetë.
Nëpërmjet këngës “Frymë” të cilën e publikoi sot, Luizi shpreh gëzimin dhe bekimin e tij për pritjen e ëmbël. Në videoklipin e këngës ilustrohen momente të ndryshme nga shtatzania e Kiarës, duke nisur që nga ekot e para te mjeku, barku i rrumbullakosur dhe festa përrallore për zbulimin e gjinisë së foshnjes.
“Do të bëhem krah e sy edhe nëse nuk mundem dot. Sa shumë më ke munguar e kuptoj vetëm tani”, thotë Luizi mes vargjeve të ndjera për të bijën e tij.