Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
53 %
1.5kmh
0 %
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
35 °
Pre
28 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Më në fund kemi një sukses, të Frymës së Re Demokratike

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

2b0937d19858a521a5ebd5df17278fb0

Nga Mero Baze

Dukej sikur Fryma e Re Demkokratike, u themelua dhe u mbyll pa ndonjë sukses. Por ja që suksesi vjen atëhere kur se pret dhe nga ata që nuk e pret.

Ai nuk erdhi prej themeluesit të saj, Bamir Topi, i cili e themeloi dhe e la në qetësi. Erdhi nga dikush që mbeti në zyrë.

Falë tij, shqiptarët panë sot një president të cilin për nga gjendja psiqike, nuk ta pranon asnjë klinikë normale, nga ato që trajtojnë të sëmurë, përveç atyre që i mbyllin si të pashpresë.

Shfaqja primitive e Ilir Metës, të sharat e tij ndaj policëve të tipit “by…irë”, me fjalor që bën të skuqet dhe Grida Dume, po e dëgjoi, meqë ai e ka merak feminilitetin e saj, dhe akoma më keq, banditët civilë që shtynin policët nën urdhërat dhe kërcënimet e tij, janë një dhuratë nga FRD e mbetur në zyrat e Bashkisë së Tiranës.

Pa ato zyra, shqiptarët nuk do kishin këtë fat, të shikonin në çfarë pike ka degraduar ai që quhet president i tyre dhe akoma më keq, nuk do kishin shans të shikonin se si ai njeri i degraduar, ka vënë në rresht opozitën, e cila vrapoi pas tij ta legjitimonte atë që bëri.

Që të kuptohemi të gjithë, nuk bëhet fjalë për zyra të një partie. Parti pa zyra ka plot. Kjo për të cilën bëjmë fjalë është një zyrë që s’ka parti, por një person që i duhet zyra për punë të veta.

Ndaj debati se e kujt është zyra, nuk ja vlen, se siç thoshte dikur vendimi i Gjykatës së Lartë për kasetën e famshme të Ilir Metës, “objekti nuk ekziston”. Dhe në këtë rast nuk kemi për çfarë zyre debatojmë, derisa nuk ekziston partia.

Por kjo parti ja kishte vlejtur të krijohej, qoftë dhe për të prodhuar këtë skenë.

Erion Veliaj nga ana tjetër, edhe pse mund ta ketë bërë të gjithë këtë pa qenë i ndërgjegjshëm politikisht se çfarë po bënte, ka arritur të bëjë gjënë më të mirë të fushatës së tij elektorale deri tani.

Sado të lodhet ai, nga Zall Heri, deri në Rrogozhinë, e nga Kombinati deri në Dajt, duke folur për LSI, me kaq sa ka prodhuar sot me një shkresë, ai nuk prodhon dot edhe sikur fushata të zgjasë një vit.

T’u mundësosh shqiptarëve të shikojnë live një president që para se të jetë subjekt i SPAK-ut, apo Gjykatës Speciale, është qartazi pacient i klinikave të specializuar për mbylljen e të sëmurëve të dhunshëm, është një arritje politike e pazakontë, edhe pse Veliaj mund ta ketë bërë pa qenë koshient se çdo dilte në fund të ditës. Të paktën Ilir Metën nuk kishte si e parashikonte.

Tani ai nuk ka nevojë të dalë më në ekran dhe as t’u shpjegojë shqiptarëve atë kontratën e FRD-së. Nuk i duhet njeriu. Videoja e Ilir Metës, vlen një mijë herë më shumë se sa provokimi që ai ndoshta ka pasur në mend t’i bënte një partie të vdekur.

Askush nuk mund të vinte bast, se në këtë histori do përfshihej Ilir Meta dhe në atë gjendje psiqike, që praktikisht ilustron jo vetëm anën psiqike dhe politike të tij, por edhe nënshtrimin e opozitës para një personi të tillë.

Brenda një ore ne pamë një president të çmendur, që shante nga nëna policët dhe i shtynte, disa banditë civilë të tij që i morën policët zvarrë, pastaj një fjalor rrugësh ndaj tyre, dhe në fund bashkëkryetarin e opozitës, që ishte dakord me gjithë këtë marrëzi.

Bamir Topin kanë dhjetë vjet që e akuzojnë se bashkëpunon me Edi Ramën, por ai erdhi dhe iku në atë parti pa i bërë ndonjë nder Edi Ramës. Por ja që fati paskësh qenë fshehur poshtë tavolinës së tij dhe sapo ai iku andej, Edi Ramës ju bë një dhuratë në fillim të fushatës, ndërkohë që ai lodhet përditë t’iu shpjegojë shqiptarëve, hallin që i ka gjetur ata me presidentin.

Sot shqiptarët panë hallin që ka gjetur Shqipërinë me të. Dhe kjo nuk do ishte e mundur, pa FRD-në e mbetur. Shpresojmë dhe ndonjë shfaqje tjetër të tillë deri më 25 prill dhe sllogani i LSI, “Shqipëria shtëpia jonë”, kthehet në “Çmendina, shtëpia jonë”.

Më shumë

spot_img
spot_img