Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme, ku një telefonatë ka alarmuar policinë e Tiranës.
Ka qenë një qytetar që ka telefonuar policinë dhe ka kërkuar ndihmë duke thënë se i rrezikohet jeta pasi të dal nga gjykata.
“Kërkoj ndihmë pasi të dal nga seanca se më rrezikohet jeta”, citohet të ketë thënë qytetari, raporton “TCH”.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka telefonuar qytetarin, i cili tashmë ka fikur celularin ndërsa para gjykatës nuk ka asnjë shenjë shqetësuese.