Hapësire reklamuese

Social Bomb

'Më ndaluan dy vajza në rrugë', Pipero rrëfen ngjarjen e pazakontë: Unë thashë se donin foto me këtë fytyrë, ato më kërkuan...

Shkruar nga Newsbomb

Doktori Pëllumb Pipero ka treguar një episod të pazakontë që i ka ndodhur ditët e fundit, teksa po ecte në rrugë.

Në një intervistë për gazetaren Mirela Milori, mjeku infeksionist tha se e ndaluan në rrugë dy vajza, jo për foto apo këshilla të vlefshme, por të interesuara se kur do të hapen lokalet e natës.

"Isha duke ecur në rrugë dhe më ndaluan dy vajza, o doktor o doktor! Unë thashë se donin të bënin ndonjë foto me mua. Edhe çne kjo fytyra ime, nuk shkon me ato vajzat, ska kuptim, megjithatë...thashë se donin foto, ato më thanë kur do hapen lokalet e natës? Po mirë, kaq të rëndësishme qenkan lokalet e natës, ndërkohë që virusi është nëpër këmbë. Nuk e kuptoj. Duhet të ruhemi dhe të bëjmë kujdes sepse virusi nuk është zhdukur", tha Pipero.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.