Hapësire reklamuese

Politikë

“Më mungon tmerrësisht shumë”, dedikimi prekës i Ramës për nënën e ndjerë: Shpresoj atje lart të jetë krenare për mua

Shkruar nga Newsbomb
“Më mungon tmerrësisht shumë”, dedikimi prekës i

“Kjo është fitorja ime e parë pa dikë që më mungon tmerrësisht shumë”, këto kanë qenë fjalët prekëse të kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama dedikuar nënës së ndjerë gjatë fjalimit të fitores.

“Shpresoj se tani po më sheh nga lart. Nëna ime Aneta, shpresoj të jetë krenare për mua”, tha Rama.

“Kjo është fitorja ime e parë në mungesën e dikujt që mëka ndenjur pranë, më ka ndjekur si hije me dashurinë pa kushte dhe me përkujdesjen e paepur. Dikush që më mungon tmerrësisht sot dhe që shpresoj se tani po më sheh nga atje lart. Nëna ime Aneta, shpresoj që të jetë krenare për mua”, u shpreh kreu i PS, Edi Rama gjatë fjalës së tij para mijëra mbështetësve të PS-së në sheshin Skënderbej.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.