Hapësire reklamuese

Bota

“Me mungon shumë”, vajza e Navalny kujton të atin me foton e veçantë

Shkruar nga Newsbomb
“Me mungon shumë”, vajza e Navalny kujton të atin me foton

Me një mesazh shumë prekës, vajza e Alexei Navalny  i jep lamtumirën babait të saj, i cili ndërroi jetë në qelinë siberiane ku mbahej kundërshtari i tij Vladimir Putin.

“Të dua, të puth, të përqafoj fort dhe më mungon shumë, shumë”, shkroi vajza e tij, Dasha, në Tëitter, duke postuar një foto të babait të saj duke e mbajtur atë në krah, teksa nënën e saj shihet duke përqafuar Navalnyn.

48 orë më parë, bashkëshortja e Navlanyt, Yulia Navalnaya, ka fluturuar drejt Shteteve të Bashkuara për të vizituar vajzën e saj, e cila studion për psikologji sociale dhe shkenca politike në Stanford. Djali më i vogël i familjes, Zahar, ndodhet në Gjermani në një shkollë me konvikt.

Yulia tha se ajo dhe vajza e saj Dasha po ngushëllojnë njëra-tjetrën pas vdekjes së papritur të Navalny.

Navalny vdiq të premten (16 shkurt) në koloninë penale të Arktikut, ku po vuante një dënim 19-vjeçar me akuzën për ekstremizëm.

Alexei Navalny jetoi dhe vdiq duke luftuar kundër regjimit të Vladimir Putin dhe korrupsionit të tij. Ai ishte njeriu i vetëm i aftë të nxirrte dhjetëra mijëra në rrugë duke bërë thirrje për një Rusi pa Putin dhe njeriu i vetëm që presidenti i Rusisë refuzoi të përmendte me emër.

Navalny për disa vite u bë “ferri” i Putinit, pasi nuk ndalonte pavarësisht arrestimeve apo paraqitjeve në gjykata, por gjithçka do të ndryshonte në 2020, ku u bë tentativa e parë për ta helmuar.

I helmuar gjatë një misioni në Tomsk

Navalny në 2020 po zhvillonte një vizitë në Siberi, ku po mblidhte disa fakte në lidhje me një çështje, kur u helmua në një dhomë hoteli. Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua teksa ishte në fluturim për në Moskë.

Ai u dërgua me urgjencë në Berlin, ku ra në koma dhe iu deshën disa muaj që të rikuperohej gjendja e tij shëndetësore. Në një laborator ushtarak gjerman identifikoi helmin në fjalë. Ishte novichok, agjenti nervor i klasës së armëve.

Helmimi në burg

Në prill të 2023 Navalny u përballur me dhimbje të forta stomaku në burg që dyshohej se ishin si rezultat i helmit me veprim të ngadaltë. Ai u dërgua në spital, pas thirrjeve të SHBA, e cila paralajmëroi se nëse Navalny do të vdiste në burg do të mbanin përgjegjësi.

Burgosja e Navalny

Navalny ka qenë në burg që nga viti 2021 dhe në dhjetor ai u transferua në një koloni penale arktike në Siberi. Akuzat kundër Navalny, një prej kritikëve më të zhurmshëm të Vladimir Putinit, shihen gjerësisht si të motivuara politikisht.

Ai fillimisht u dënua me tre vjet e gjysmë për shkelje të kushteve të një dënimi me kusht. Në shkurt 2022, ai u vu sërish në gjyq. Këtë herë u akuzua se vodhi 4.7 milion dollarë (3.5 milion £) donacione të dhëna për organizatat e tij politike.

Ai u shpall fajtor dhe u urdhërua të kalonte nëntë vjet në një “koloni penale të regjimit të rreptë”. Dhe në gusht të vitit të kaluar, ky dënim u zgjat në 19 vjet pasi ai u shpall fajtor për themelimin dhe financimin e një organizate ekstremiste, akuza që ai i ka mohuar

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese