Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
2.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

‘Më mori Rama në telefon’, Kreu i FSSH në Kosovë jep lajmin e mirë për mjekët fqinjë: Nesër marrim në Kukës 500 dozat e para

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

ce9da183f52f13fd8d81728e6a2638e1

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla ka njoftuar punonjësit shëndetësorë në vendin e tij se do të vijë nesër në Kukës për të marrë 500 doza vaksine nga Shqipëria.

Ai konfirmon se ka folur me Ramën në telefon dhe ky i fundit ia ka siguruar 500 doza për stafin mjekësor atje.

Kryeministri Rama i bëri edhe më herët thirrje Kosovës për ta ndihmuar me disa doza, por ka pasur keqkuptime dhe burokraci përsa i përket dokuemnteve.

NJOFTIM PËR PUNËTORET SHËNDETSOR

Të nderuar pas shumë përpjekjeve sot kam marrë një telefonat nga Kryeministri i Shqipërisë Zoti EDI RAMA i cili më konfirmoi sigurimin e vaksinave të para për punëtorët shëndetsorë të cilat do ti marrin në Kukës. Fillimisht numri i tyre është rreth 500 doza. Federata së bashku me menaxhmentin nga sonte ka filluar të përpilojmë listat , kuptohet së pari për punëtorët që janë në vijën e parë të frontit me Covid 19. Poashtu nesër Unë si përfaqësuses i punëtorëve të shëndetësis se Kosovës do të shkoj në Tiranë për detalet teknike me qëllim të realizimit të këtij procesi. Transportin deri ne Kukës do ta organizoj FSSHK (për detale ju njoftojmë me kohë).

Te nderuar me lejoni që në emrin tim dhe tuaj ta faleminderoj Kryeministrin Rama si dhe Ambasadorin e RKS në Tiranë zotin Nait Hasanin duke mos i harruar edhe të tjerët për të cilet do të flasim në ditët në vijim. NA PRIFT E MBARA.

Me rrespekt dr.Blerim Syla

Më shumë

spot_img
spot_img