Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“Më mori para për të transferuar çështjen në Shkodër”, Anton Martini revoltohet në KPA: Janë shpfije! Njëri tentoi të më merrte PENG

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kolegji i Posaçëm i Apelimit mbylli hetimin gjyqësor për dy denoncimet e reja ndaj prokurorit Andon Martini, duke përcaktuar dhe datën për konkluzionet e fundit. Në seancë prokurori Martini u shpreh i revoltuar ndaj denoncuesve dhe deklaratave të Komisionerit Publik.

Lidhur me denoncimin ndaj tij, ku një i akuzuar për pjesëmarrje në manipulim bastesh sportive e ka denoncuar se i ka kërkuar para në mënyrë që ta transferojë çështjen nga Krimet e Rënda për në Prokurorinë e Shkodrës si dhe duke manipuluar shortin e ndarjes së çështjeve në këtë prokurori, aludohet për përcaktimin preferencial të prokurorit.

KPA iu drejtua Prokurorisë së Shkodrës si pjesë e hetimit gjyqësor. Përgjigjja e Prokurorisë Shkodër vuri në dukje se për rreth një mijë nga 1500 çështje të regjistruara, mungon dokumentacioni që të vërtetojë hedhjen e shortit për ndarjen e çështjeve mes prokurorëve.

Në përgjigje thuhet se prokuroritë organizojnë shortin zakonisht përmes një sistemi elektronik, që edhe mund të pësojë defekt teknik, ndaj dhe ndodh që prokuroritë të organizojnë shorte manuale për ndarjen e çështjeve.

Por prokuroria thotë se për shumicën e çështjeve të ndara në kohën kur Martini ishte drejtues i komanduar i kësaj prokurorie, mungojnë procesverbalet e hedhjes së këtyre shorteve dhe rrjedhimisht nuk është e mundur të vërtetohet ekzistenca apo jo e shortit, raporton BIRN.

“Unë nuk jam armik”, deklaroi ai i revoltuar. Martini vijoi më tutje me shpalljen si “shpifës ordiner” të denoncuesve, ndërsa shënjoi një denoncues anonim në veçanti si një person që ka tentuar ta mbajë peng, duke e denoncuar tre herë gjatë procesit të vetingut.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img