Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Më mirë të qajnë te cepi”, gazetari tregon pse Sandër Lleshaj përdorte gaz lotsjellës në protesta: S’donte që të...

Shkruar nga Newsbomb
“Më mirë të qajnë te cepi”, gazetari tregon pse

Gazetari Artan Hoxha, duke folur për ngjarjen e rëndë të 21 janarit 2021, ka bërë një paralelizëm dhe me protestat që janë zhvilluar nga PD kur ministër i Brendshëm ishte Sandër Lleshaj.

Ai tha se ish-ministri gjykonte se gazi ishte më pak i dëmshëm se sa të shtëna me armë si në 21 janar.

Hoxha gjatë një bisede në emisionin “Log” tregoi se Sandër Lleshaj kishte frikë mos sulmoheshin fizikisht policët dhe nga një eufori e momentit dhe ata qëllonin dhe mund të kishte viktima, ndaj duhej shmangur patjetër konflikti fizik.  

Artan Hoxha: Lleshaj prandaj përdorte gaz, që të mos kishte konflkte fizike. Në 21 janar shumica e gazit ishte i skaduar. Vetë Berisha bleu gaz më vonë, makina uji e të tjera. Unë e di pse Lleshaj hidhte gaz, se thoshte më mirë të qajnë te cepi se sa të më prekin policat, se dhe policat njerëz janë. Se dhe ata mund të gabojnë dhe të qëllonin protrestuesit dhe të përsëritej 21 janari.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll