Tirana
clear sky
33.5 ° C
33.5 °
33.5 °
36 %
4.6kmh
0 %
Die
34 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

“Më mirë të kesh auditoret bosh sot dhe spitalet bosh nesër”, Çomo: Studentët portë hyrëse për të dërguar virusin në familjet e tyre

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

447525825db6e9cecbafdd418ffde813

Drejtoresha e spitalit Infektiv, Najada Çomo, ka thënë se moshat e reja janë portë hyrëse për të transportuar virusin.

Gjatë fjalës së saj në takimin me ministret Ogerta Manastirliu, Evis Kushi dhe Komitetin Teknik të Ekspertëve, Çomo u shpreh se studentët mund të infektojnë shumë në auditore dhe ta dërgojnë virusin brenda familjeve të tyre.

“4000 persona që janë shtruar në 4 spitalet që nga dita e parë e deri më sot. Brezi i studentëve është i fuqishëm nga ana fizike, por infektojnë shumë në auditore, për shkak të frekuentimit, dhe janë portë hyrje për ta dërguar virusin brenda familjeve të tyre. Bërja e mësimit në rrugë normale sigurisht do ishte mirë për vetë mësimin, por përpara është shëndeti, pastaj vijnë pjesët e tjera dhe mësimi

Më mirë të kesh auditoret bosh sot dhe spitalet bosh nesër, se sa të kesh auditore plot sot dhe spitale të tej mbushura nesër, të cilat shoqërohen me humbje jete”,- tha Çomo.

Më shumë

spot_img
spot_img