Tirana
few clouds
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
60 %
2.6kmh
20 %
Mër
18 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

“Më mirë qiri i fikur, se qiri i fëlliqur”, Berisha thirrje fierakëve: Mos pranoni ndarje, të Bashës apo të Berishës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar me nismën e tij të cilën e quan “Foltorja” në qytetin e Fierit, ku është takuar me mbështetës demokratë të revoltuar me vendimin e Lulzim Bashës për përjashtimin e tij nga grupi i PD.

Berisha ka kërkuar nga militantët në Fier që të mos pranojnë ndarje “të Bashës, apo të Berishës”.

Ai gjithashtu përsëriti akuzën drejtuar Bashës, se “ishte i marrë peng”, kur mori vendimin pa konsultë për përjashtimin e tij.

“Këtë nismë nuk e bëj për vete”, tha Berisha “por për Partinë dhe kryesinë”.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ky debat ju ftoj të zhvillohet një debat midis njerëzve që i besojnë vlerave, që marrin përgjegjësinë, që betohen për të rilindur shpresën e për të ecur të sigurtë drejt fitores. Natyrshëm, unë kuptoj se dhjetra-mijëra anëtarë të PD janë të revoltuar nga akti i pabesë i Lulzim Bashës, por unë ju ftoj ju, të mos pranoni në asnjë mënyrë asnjë ndarje midis nesh, të Bashës apo Berishës, midis Berishës dhe Bashë. Jo, jo, ju jeni njerëz të vlerave dhe besimit. Ata që janë në këtë sallë dhe ata që sjanë por kanë mbështetur lulzim Bashën, atyre që s’e duan Sali Berishën, u them vetëm një fjalë, më shumë se të gjithë ju, Bashën e ka mbështetur Sali Berisha. Ju keni mbështetur kryetarin e PD. Unë kam mbështetur kryetarin e PD. Asnjë nga ne nuk i shkonte ndërmend se kryetari ynë, i marrë peng, do të mundte që pa pyetur asnjë njeri, asnjë forum, asnjë parim, asnjë nen statuti, del me një vendim për të dorëzuar sovranitetin e PD.

Secili prej jush ka të drejtë të shtrojë pyetje: E ka për vete këtë nismë doktori apo për partinë. Ju jap fjalën se e kam për Partinë, për Kryesinë e Partisë Demokratike. Më mirë qiri i fikur sesa qiri i fëlliqur, thotë një fjalë e urtë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img