Tirana
broken clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
2.6kmh
75 %
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
15 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

‘Më mirë opozitar se sa tradhëtar’, reagon Presidenca pas deklaratës së Ramës: Respekto marrëveshjen e 5 qershorit profet i kokoshkave

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

43d4eb341312eb2ceb02ced893615bac

Presidenca i është përgjigjur akuzave dhe deklaratave të kryeministrit Edi Rama nëpërmjet zëdhënësit, Tedi Blushi.

Me anë të një postimi në ‘facebook’ Blushi shkruan se duhet të rrespektohet marrëveshja e 5 qershorit.

Në reagim thuhet se shqiptarët po bëhen gati për të marrë pjesë në Referendumin më të madh në këto 30 vite kundër bandës, tiranisë dhe këtij Sekti, që nuk njeh as Kushtetutë, as ligj, as nder.

Postimi i plotë:

RESPEKTO MARRËVESHJEN E 5 QERSHORIT PROFET I KOKOSHKAVE!

Më mirë opozitar se sa tradhëtar, më mirë opozitar se sa kusar, më mirë opozitar se sa zuzar.

Profeti i Kokoshkave nuk ka faj që i ka hyrë tartakuti nga 25 prilli.

Profeti i Kokoshkave i urren zgjedhjet.

Profeti i Kokoshkave ka frikë nga zgjedhjet, edhe në parti.

Presidenti nuk e shpëton dot Profetin e Kokoshkave nga makthet dhe ankthet e tij, sigurisht as nga 25 prilli.

Shqiptarët po bëhen gati për të marrë pjesë në Referendumin më të madh në këto 30 vite kundër bandës, tiranisë dhe këtij Sekti, që nuk njeh as Kushtetutë, as ligj, as nder, as familje, as Atdhe, as BE dhe as OSBE duke turpëruar edhe karrigen qyl në krye të saj.

ILIR META para se të jetë President dhe opozitar, në radhë të parë është SHQIPTAR.

Leri llogjet dhe respekto Marrëveshjen e 5 Qershorit. Mbaje njëherë fjalën në jetën tënde se e ke edhe me shkrim dhe noterizim!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img