Një shtetas rumun është ndaluar në Rinas pasi nuk kishtedeklaruar shumën prej 18.500 paundësh.
Sipas njoftimit të policisë mësohet se shtetasit A.C 32 vjeç gjatë kontrollit iu gjetën 18 500 paund të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, siç e përcakton ligji.
Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërkohë materialet procedurale u referuan në Prokurori, në ngarkim të 32 vjeçarit banues në Angli, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Njoftimi i plotë i Policisë:
RINAS
Policia ka ndaluar një 32-vjeçar rumun në Rinas pasi nuk ka deklaurar një shumë prej 18 500 paundësh.
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve të shtuara, të bazuara në analizën e riskut, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në hyrje të RSh-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të detajuar, shtetasin rumun A. C.
Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën 18 500 paund të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, siç e përcakton ligji.
Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale u referuan në Prokurori, në ngarkim të shtetasit rumun A. C., 32 vjeç, banues në Angli, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.