Tirana
broken clouds
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
1.5kmh
75 %
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
31 °
Die
23 °
E mërkurë, 10 Gusht, 2022
spot_img

Me mijëra euro të falsifikuara në shtëpi, prangosen dy persona në Delvinë e Himarë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës pasi dispononin kartëmonedha të falsifikuara. Të arrestuar janë shtetasit A.O 49 vjeç banues në Himarë dhe R. O., 22 vjeç banues në Delvinë.

Sipas Policisë, pas kontrollit në banesat e tyre iu gjetën 4800 euro të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi I plotë: – Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

albsig

Vijon puna nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë. Goditet një rast i falsifikimit të monedhave, arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se dy shtetas dispononin kartëmonedha të falsifikuara, organizuan punën për kapjen e tyre. Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit A. O., 49 vjeç banues në Himarë dhe R. O., 22 vjeç banues në Delvinë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në fshatin Piqerras, Himarë, gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e tyre, iu gjetën 4800 euro të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img