Hapësire reklamuese

Aktualitet

Me “Mercedes S Class” modeli fundit, kush është autori i vrasjes te “5 Maji”; Policia zbardh ngjarjen: Shpallen në kërkim dhe 5 shokët (VIDEO-DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb

Marius Dema është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës si autori i dyshuar i vrasjes së Mehmet Qemës në zonën e “5 Majit”, mbrëmjen e djeshme pak para mesnatës. 28 vjeçari akuzohet për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Nga një kërkim i newsbomb.al, ne kemi arritur të sigurojmë një foto të autorit të dyshuar Marius Dema, i cili pak ditë para ngjarjes lëvizte në rrugët e Tiranë me një mjet tip “Mercedes Benz S Class” model i fundit, bashkë me një të afërm të viktimës.

Policia ka arritur të zbardhë ngjarjen dhe të shpallë në kërkim autorin bashkë me 5 shokët e tij, që në fakt ishin të gjithë në lokal,  Shtetasit: Erlind Peka, 27 vjeç, Bralid Aga, 28 vjeç, Blerim Hoti, 23 vjeç, Frenkli Myftari, 29 vjeç dhe Xhuljano Koçi, 19 vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi M. Q., 27 vjeç, bazuar dhe në provat e grumbulluar, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje shtetasit : M. D., 28 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në vijim të veprimeve janë shpallur në kërkim edhe shtetasit E. P., 27 vjeç, B.H., 28 vjeç, B. A., 23 vjeç, F. M., 29 vjeç dhe Xh. K., 19 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

Si ndodhi ngjarja

Mësohet se Mehmet Qema prej disa orësh ndodhej në lokal me miqtë e tij, mes tyre dhe autori i dyshuar Marjus Dema. Siç njofton dhe Policia, rreth orës 23.15 të mbrëmjes së djeshme 27 vjeçari ka mbetur i plagosur me armë zjarri, por rrethanat mbeten të paqarta.

Burimet bëjnë me dije se ka qenë një prej shokëve që ishte në lokal me Mehmet Qemën ai që ka nxjerr armën dhe ka qëlluar për vdekje shokun e tij. Marjus Dema, deri tani i shpallur në kërkim si autor i dyshuar, nuk dihet se në çfarë rrethanash ka nxjerr armën dhe ka qëlluar me një plumb të vetëm në gjoks mikun e tij 27 vjeçar, shkruan neësbomb.al.

Prej disa orësh ai qëndronte në lokal bashkë me viktimën dhe shokë të tjerë të tyre.

Menjëherë pas ngjarjes Marjus Dema është larguar, ndërsa shokët që ishin në tavolinë me 27 vjeçarin e kanë marrë të gjakosur dhe e kanë dërguar vetë te QSUT-ja. Pavarësisht, se ka mbërritur atje me shenja jete, Mehmet Qema nuk ka mundur të jetojë.

Autori i dyshuar, Marius Dema leviz ne Tirane pak dite para vrasjes

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.