Hapësire reklamuese

Rajoni

“Më mbylli derën dhe më tha të hiqja rrobat”, profesori ngacmon seksualisht studentet gjatë ekzaminimit gjinekologjik

Shkruar nga Newsbomb
“Më mbylli derën dhe më tha të hiqja rrobat”,

Një profesor i Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në Greqi, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht disa studente gjatë një ekzaminimi gjinekologjik.

Studentet janë paraqitur sot në gjykatë duke pretenduar se pedagogu i tyre i ka ngacmuar seksualisht, duke përfituar nga pozicioni i tij.

"Ai mbylli derën dhe më tha të hiqja të gjitha rrobat e mia. Isha krejtësisht lakuriq dhe ai filloi të më përkëdhelte. U ndjeva e ekspozuar, ndjeva turp të madh”, u shpreh një nga studentet. 

Sipas ankesave përkatëse, gjinekologu thuhet se i thirri studentët e tij në zyrë për një ekzaminim falas dhe i ngacmoi seksualisht. Ai gjithashtu thuhet se ka kërcënuar dhe shantazhuar "viktimat" që të heshtin për ngjarjen në të cilën u përfshi mjeku gjinekolog. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu