Hapësire reklamuese

Politikë

Me mbi 1.000 vota, anëtarësia e PD në Vlorë zgjedh “të preferuarin” për kryetar: Sa janë votuar Basha, Kadilli, Harxhi dhe Shehaj

Shkruar nga Newsbomb
Me mbi 1.000 vota, anëtarësia e PD në Vlorë zgjedh

Edhe Vlora voton kandidatin e preferuar për kryetar të Partisë Demokratike të Shqipërisë, shkruan newsbomb.al. Lulzim Basha është kandidati më i votuar nga anëtarësia vlonjate e PD, me 1057 vota në total.

Procesi i numërimit të votave atje ka përfunduar dhe kryetari aktual në detyrë i PD Lulzim Basha kryeson bindshëm garën.

Sakaq, Agron Shehaj është një nga tre kandidatët e tjerë përveç Lulzim Bashës, më të votuar nga anëtarësia e PD në Vlorë dhe në gjithë Shqipërinë. Ai ka marrë 666 vota. Ndërkohë, Harxhi dhe Kadilli janë me vota minimale, respektivisht  83 dhe 50 vota.

Rezultatet finale në PD Vlorë:

– Lulzim Basha: 1057 vota

– Agron Shehaj: 666 vota

– Edith Harxhi: 83 vota

– Fatbardh Kadilli: 50 vota.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll