Elvis Pupa është një nga aktorët komikë më të njohur në vendin tonë.
Së fundmi aktori i ka habitur të gjithë me ndryshimin e tij në look.
Në postimin e tij të fundit Elvisi ka treguar se 4 muaj më parë ka kryer një transplant për flokët dhe sot ka marrë rezultat.
Aktori i njohur ka publikuar foton dhe përkrah saj ka shkruar:
“Ju përshëndes me flokët e rinj. Kaq leshra s’kam pasur kurrë në jetë. Edhe kur isha fëmijë më mbaronte balli 6 minuta pasi kaloje vetullat”.