Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
53 %
2.1kmh
40 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
31 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

“Më mban peng babai, kam frikë për jetën”, familja mbretërore tregon ku ndodhet Princesha e Dubait

spot_img

Lajme të ngjashëm

f31259d20c4bc92ff0367cbed22d9181

Video ku Princesha Latifa shprehej se mbahet peng nga babai dhe se kishte frikë për jetën ka ngjallur shume reagime dhe debat.

Ditën e djeshme Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka kërkuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe prova se Princesha Latifa, vajza e sundimtarit të Dubait, është gjallë.

Familja mbretërore e Dubait ka reaguar duke thënë se Princesha Latifa është “nën kujdes në shtëpi”.

“Ajo vazhdon të përmirësohet dhe ne shpresojmë që do të kthehet në jetën publike në kohën e duhur,” tha një deklaratë familja mbretërore.

Nuk kishte asnjë video ose foto të lëshuar me deklaratën e familjes e cila mund të shërbente si provë e jetës, dhe as nuk jepte ndonjë detaj në lidhje me gjendjen e saj.

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i tha BBC se do të shqyrtonte çështjen, duke shtuar: “Ne i marrim seriozisht të drejtat e njeriut, do të monitorojmë nga afër situatën”.

Kujtojmë që në videot e regjistruara fshehurazi, princesha tha se kishte frikë për jetën e saj dhe se mbahej peng nga babai i saj.

Babai i Princeshës Latifa, Sheik Mohammed bin Rashid Al Maktoum, është një nga krerët më të pasur të shtetit në botë, sundimtari i Dubait dhe nënkryetari i Emirateve të Bashkuara Arabe.

Çfarë dimë për Princeshën Latifa?

Me ndihmën e miqve, Princesha Latifa u përpoq të largohej nga Dubai për të filluar një jetë të re në shkurt 2018.

“Nuk më lejohet të ngas makinën, nuk më lejohet të udhëtoj ose të largohem fare nga Dubai”, tha ajo në një video të regjistruar pak para arratisjes së saj.

Por ditë më vonë, princesha u kap nga komandot në një varkë në Oqeanin Indian. Ajo u kthye përsëri në Dubai, ku nuk ka lëvizur më që nga ajo kohë.

Dubai dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanë thënë më parë Princesha Latifa ishte e sigurt në kujdesin e familjes.

Më shumë

spot_img