Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
64 %
0kmh
0 %
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
26 °
Sht
27 °
E martë, 17 Maj, 2022
spot_img

Me maskë në dorë, drejtoresha e TKOB apel qytetarëve: Kur në muajin mars shikoja televizionet italiane që nxirrnin nga spitalet qindra arkivole çdo… (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtoresha e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit Zana Çela, ka bërë një apel të fortë për qytetarët sa i përket respektimit të masave të Covid.

Me maskë në dorë ajo kujton muajin mars, fillimin e pandemisë dhe thekson se atëherë “kur shikonte televizionet italiane nxirrnin nga spitalet qindra arkivole çdo ditë, pa mundur të shpëtonin jetët e njerëzve të prekur na koronavirusi, shton se kishte frikë se kjo panorama do të vinte dhe tek ne”.

“Të dashur miq, bashkëqytetarë të vendit tim. Kur në muajt mars, prill, kur shikoja televizionet italiane nxirrnin nga spitalet qindra arkivole çdo ditë, pa mundur të shpëtonin jetët e njerëzve të prekur na koronavirusi, kisha frikë se kjo panorama do të vinte dhe tek ne. Po ne të gjithë së bashku ia dolëm, pasi kishim besim tek rregullat.

Në zbatimin e rregullave të karantinimit. Sot mbas muajsh sakrificash, rastet e të infektuarve po rriten dhe kjo sepse nuk po mund të zbatojnë dhe rregullat e thjeshta; distancimin dhe vendosjen e maskës. Kaq pak na kërkohet, të ruajmë distancë dhe të vendosim maskën që mos të infektohemi dhe të rrezikojmë jetët tona dhe të familjeve dhe pri ndeve tanë që kanë një shëndet të brishtë. Kaq pak na kërkohet; vendosja e një maske dhe distancimi, që të shpëtojmë spitalet nga tejmbushja.

Mos harroni, një maskë mban larg koronavirusin, shpëton jetët dhe shpëton normalitetin ekonomiko-social të vendit”,- thekson Zana Çela në videomesazhin e saj, të publikuar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img