Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
82 %
1kmh
0 %
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
25 °
Hën
26 °
E enjte, 6 Tetor, 2022

Me maskë Covid, dy të rinj kosovarë i vjedhin çantën gruas në Tropojë, policia HABITET me çfarë i gjen në hotel

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy të rinj nga Kosova janë arrestuar sot në Tropojë, pasi akuzohen se i vodhën me dhunë çantën e dorës një qytetareje atje.

Të arrestuarit janë V. M., 21 vjeç dhe R. R., 18 vjeçe, banues në Kosovë. Në çantë ajo kishte një sasi parash dhe një telefon.

Policia e Tropojës, menjëherë pas marrjes së kallëzimit të qytetares me inicialet S. B., banuese në fshatin Dojan, arriti që t’i arrestonte. Në hotel atyre veç çantës së vjedhur iu gjetën edhe 9 fishekë pistoletë, 4 celularë dhe maska anticovid.

Njoftimi nga Policia/ Tropojë

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur sot në Tropojë, ku një shtetaseje i vodhën me dhunë çantën e dorës.

Kapen dhe arrestohen dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Policia e Tropojës, menjëherë pas marrjes së kallëzimit së shtetases S. B., banuese në fshatin Dojan, e cila ka kallëzuar gjatë rrugës për në banesë, dy persona i kishin vjedhur me dhunë çantën e dorës, brenda së cilës kishte një sasi parash dhe një telefon, organizoi punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin e dy autorëve të dyshuar, shtetasit:

V.M., 21 vjeç dhe R. R., 18 vjeçe, banues në Kosovë.

Shtetasit V. M. dhe R. R. dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë vjedhur me dhunë çantën e dorës shtetases S. B.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në dhomën e një hoteli në qytetin e Tropojës, ku ishin akomoduar autorët u gjetën dhe sekuestruan sendet e vjedhura: 1 aparat celular dhe një sasi lekësh. Gjithashtu janë gjetur 9 fishekë pistolete, 4 telefona celular dhe maska anticovid që dyshohen se i kanë patur me vete gjatë kryerjes së vjedhjes.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake”.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img