Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
34 %
3.6kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Me maska, Hajdari shoqëron të bijën në ditën e parë të shkollës: Mësuesit mund të ndryshojnë Shqipërinë

spot_img

Lajme të ngjashëm

6b0b2ac7ede2ab3d63f33c8aab06c063

Deputetja Rudina Hajdari ka shoqëruar të bijën në ditën e parë të shkollës.

Teksa ka postuar një foto krah saj, Hajdari i uron suksese fëmijëve.

Hajdari gjithashtu ka dhënë dhe një mesazh për mësuesit ku shprehet se misioni i tyre është i rëndësishëm për të ardhmen e vendit.

Postimi i Rudina Hajdarit:

Urime nga zemra gjithë fëmijëve të cilët më në fund i rikthehen bankave të shkollës mbas një mungese të gjatë.

Urime sidomos atyre që ulen për herë të parë.

Malala Yousafzai, aktiviste e famshme e të drejtave të njeriut, ka thënë me të drejtë se “Një libër, një laps dhe një mësues mund të ndryshojnë botën”

Të dashur mësues, ju mund ta ndryshoni Shqipërinë, nëse përditë i edukoni fëmijët jo vetëm me dijet që përmbajnë tekstet shkollore, por edhe me dashurinë për ambjentin, për familjen, për shoqërinë, për pronën e përbashkët dhe për Shqipërinë.

Misioni juaj është më i rëndësishmi për të ardhmen e vendit.

Suksese të gjithëve dhe qoftë një vit sa më i mbarë

Më shumë

spot_img