Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Me masë tumorale 7kg, kirurgët e “Ama Vita” i shpëtojnë jetën pacientes

Shkruar nga Newsbomb
Me masë tumorale 7kg, kirurgët e “Ama Vita” i

Një tjetër ndërhyre e vështirë është kryer me sukses nga kirurgëve onkolog në spitalin “Ama Vita”.

Profesori Agim Karaj së bashku me disa mjekë të tjera kanë arritur të të kryejnë me sukses ndërhyrjen për heqjen e një mase tumorale prej 7 kg.

‘’Është një operacion i rrallë. Janë tumore që shkaktohen nga mbeturinat e kolonës vertebrale. Masa ishte gati 7 kilogram. U arrit me sukses’’, tha profesor Karaj në lidhja me këtë ndërhyrje të vështirë.

Pacientja, e cila tashmë ka një “jetë të dytë” falë spitalit “Ama Vita”, ka falënderuar stafin për përkujdesen me në krye mjekun Agim Karaj.

Ajo është shprehur se në spital ka shkuar në gjendje të rënduar shëndetësore dhe se falë kujdesej së përshkuar të mjekëve për dy ditë shëndeti i saj u përmirësua.

‘’Erdha në një gjendje shumë të rënduar. Brenda dy ditëve unë u çova në këmbë. Faleminderit doktor’’, tha pacientja.

Për spitalin Ama Vita ky operacion është një fitore që nxit shpresë dhe i frymëzon për shërimin e gjithë pacientëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese