
Gazetarja e njohur e CNN, Sara Sidner, me lot në sy ka rrëfyer se është diagnostikuar me kancer në gji. Gjatë një transmetimi live në TV ajo ka zbuluar se është në fazën e tretë të kancerit dhe prej dy muajsh është duke iu nënshtruar komioterapisë.
51-vjeçarja, tregoi se po përgatitet të luftojë betejën e saj me kancerin, duke dërguar kështu dhe një mesazh të qartë te të gjitha ato gra që janë diagnostifikuar me sëmundjen e keqe, që të mos dorëzohen.
“Nuk jam sëmurë asnjë ditë në jetën time. Unë nuk pi duhan, pi rrallë. E megjithatë ja ku jam me kancerin e gjirit në fazën e tretë. Është e vështirë të thuash me zë të lartë. Kanceri i gjirit nuk është më një dënim me vdekje për shumicën e grave. Për të gjitha motrat e mia, të bardha të zeza ju lutemi bëni mamografitë tuaja çdo vit”, tha gazetarja.
Ajo më tej shtoi se është mirënjohëse për kancerin që "më zgjodhi mua", sepse e bëri atë të ndryshojë këndvështrimin e saj për jetën.
“Po mësoj se pavarësisht se në çfarë ferri kalojmë në jetë, unë jam ende çmendurisht e dashuruar me këtë jetë, dhe thjesht të jem gjallë ndihet vërtet ndryshe për mua tani,” tha ajo.
https://www.youtube.com/watch?v=wB7jOp5iFOk