Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz

Me LOT në sy, Fjoralba Ponari tregon momentet e makthit që përjetoi: Më sulmuan fizikisht, më kërcënuan me thikë

Shkruar nga Newsbomb

Fjoralba Ponari ditën e sotme me lot në sy ka rrëfyer historinë e saj kur një person e ka sulmuar fizikisht.

Moderatorja ka qenë e ftuar në emisionin ‘Wake up’ ku është folur mbi fenomene të ndryshme të ngacmimeve. Diskutimet kanë marrë shkas nga ngjarjet që kanë ndodhur ditët e fundit të cilat kanë tronditur mbarë opinionin publik.

Moderatorja  ka shpërthyer në lot teksa ka treguar incidentin e tmerrrshëm që i ka ndodhur disa vite më parë, ku është kërcënuar me thikë nga një person i dehur.

“Në të kaluar kam pasur një rast ku jam sulmuar fizikisht. Kam qenë në vit të parë të shkollës së lartë kur jam sulmuar fizikisht. Kam qenë nën kërcënimin e një thike… Agresori im ishte në gjendje të dehur dhe në ato kushte nuk e di sesi mund të kishte përfunduar. Fatmirësisht aty u ndodhën dy zotërinj që më ndihmuan. Agresori im ishte me kapele dhe nuk e denoncoja dot, pasi zëre se po denoconja një fantazëm. Në atë kohë kam kaluar ankthe shumë të mëdha”, është shprehur Ponari.

Sakaq, moderatorja me lot në sy ka treguar se pas këtij sulmi ajo ka pasur dëme të mëdha psikologjike dhe i është  dashur të trajtohej me seanca private nga psikologu. Ponari ka treguar se në një situatë të tillë kaq të vështirë ka pasur mbështetjen e prindërve të cilët janë mjekë me profesion.

-640-0-5cf98128ce5c3.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll