Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
77 %
1.5kmh
0 %
Sht
14 °
Die
19 °
Hën
14 °
Mar
12 °
Mër
10 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

Me lot në sy, Dashamir Dini, flet për të birin e ndjerë: E kam për detyrë të çoj deri në fund…

Lajme të ngjashëm

Babai i Ergit, Dashamir Dini, me lot në sy ka folur për të birin, duke thënë se ai kishte një të ardhme premtuese.

I ftuar në emisioni e “Rudinës” ai tha se Ergi ka lënë një trashëgimi, për të cilën ai dhe vajza Barbana po kujdesen që mos e humbasin.

“Është obligim ndaj vetes si prind dhe si mik i tij, më shumë. E kam për detyrë të çoj deri në fund çdo gjë që ai solli e arriti të krijojë për një periudhë shumë të shkurtër, 22 vjeç ai krijoi 7 këngë që nuk ishin pak për një 22-vjeçar. Dha muzikë shumë të mirë e interpretime shumë të mira që la mbresë për ne e kujtohet, qe një djalë i shkëlqyeshëm prandaj edhe kujtohet”, u shpreh Dashamir Dini.

Kujtojmë që Ergi Dini ka humbi jetën në 2016 në një aksident tragjik, në moshën 22-vjeçare.

Më shumë