Tirana
clear sky
2.5 ° C
2.5 °
2.5 °
30 %
4.1kmh
0 %
Hën
2 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
10 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

Me lot në sy, Celine Dion zbulon se vuan nga sëmundja e rrallë e pashërueshme

spot_img

Lajme të ngjashëm

Këngëtarja e famshme Celine Dion është diagnostikuar me një sëmundje të pashërueshme.

Lajmin e ka bërë e dije vetë aktorja me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku me një video-mesazh tha se vuan nga sindroma e personit të ngurtë (SPS), e cila bën që muskujt të tensionohen në mënyrë të pakontrolluar.

Sëmundja fillimisht të ngurtëson dhë lë si “statujë”, ndërsa me kohën të lë të paaftë për të ecur apo lëvizur.

Këngëtarja është shprehur se për këtë sëmundje nuk ka kurë, por që ka trajtime që e ngadalësojnë përparimin e sëmundjes. Celine zbuloi se po bën gjithçka që mundet për të minimizuar simptomat.

Me lot në sy këngëtarja lajmëroi fansat se për shkak të sëmudjes është e detyruar që të anulojë turneun e saj evropian.

“Kohët e fundit jam diagnostikuar me një çrregullim neurologjik shumë të rrallë të quajtur sindromi i personit të ngurtë, i cili prek 1 në një milion njerëz. Ndërsa ne jemi ende duke mësuar për këtë gjendje të rrallë, ne tani e dimë se kjo është ajo që ka shkaktuar të gjitha spazmat që kam pasur. Për fat të keq, këto spazma prekin çdo aspekt të jetës sime të përditshme duke shkaktuar ndonjëherë vështirësi kur eci dhe duke mos më lejuar të përdor kordat e mia vokale për të kënduar ashtu siç jam mësuar.

Më dhemb t’ju them se kjo do të thotë se nuk do të jem gati të rifilloj turneun tim në Evropë në shkurt. Kam një ekip të madh mjekësh që punojnë përkrah meje për të më ndihmuar të përmirësohem dhe fëmijët e mi të çmuar që më mbështesin dhe më ndihmojnë” dëgjohet të thotë këngëtraja.

Më shumë


spot_img









spot_img