Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Me lot në sy, bashkëshortja e Navalny: S’e di nëse duhet t’i besoj lajmet për vdekjen

Shkruar nga Newsbomb
Me lot në sy, bashkëshortja e Navalny: S’e di nëse duhet
Bashkëshortja e Alexei Navalnyt, Yulia Navalnay ka reaguar në një dalje publike për vdekjen e të shoqit, i cili ndërroi jetë sot  në një burg rus. Ajo shprehu rezervat e saj nëse lajmi për vdekjen e Navalnyt është i vërtetë. “Nuk e di nëse duhet t’i besojmë lajmit të tmerrshëm", tha ajo.

Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Yulia Navalnaya tha se lajmi për vdekjen e burrit të saj deri më tani ka ardhur  vetëm nga burime shtetërore. "Ne nuk mund t'i besojmë vërtet Putinit dhe qeverisë së tij," thotë ajo

Me lot në sy, bashkëshortja e Navalnyt  tha se nëse lajmi për vdekjen e bashkëshortit të saj është i vërtetë, Putini dhe aleatët e tij duhet të mbajnë përgjegjësi personale për këtë dhe gjithçka që "po i bëjnë Rusisë". Gjatë fjalës në Konferencën e Sigurisë në Munih, Yulia Navalnaya i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare ta luftojë së bashku “regjimin e tmerrshëm” në Rusi, shkruan BBC. "Unë po i kërkoj të gjithëve që janë këtu të bashkohen dhe të ndihmojnë në ndëshkimin e regjimit rus," thotë Navalnaya. Lexo edhe: Perëndimi përshëndet rezistencën e Navalnyt: Rusia përgjegjëse për vdekjen e tij "Unë po i kërkoj të gjithëve që janë këtu të bashkohen dhe të ndihmojnë në ndëshkimin e regjimit rus," thotë Navalnaya. “Nuk e di nëse duhet t’i besojmë lajmit të tmerrshëm. Ne nuk mund t’i besojmë Putinit dhe Qeverisë së tij. Por, nëse kjo është e vërtetë, do të doja që Putini dhe i gjithë stafi i tij, i gjithë rreth i tij, Qeveria e tij dhe miqtë e tij, ta dinë se do të ndëshkohen për atë që kanë bërë me shtetin tonë, me familjen time dhe me bashkëshortin tim”, tha Yulia Navalnaya për raportimet për vdekjen e bashkëshortit të saj në burgun rus. Raportimi për vdekjen e Navalnyt ka nxitur zemërim dhe dënim nga liderët botërorë që e kanë thënë se kritiku i Kremlinit ka paguar “çmimin më të lartë” për kurajën e tij për të folur kundër udhëheqjes së shtetit. Lexo edhe: Njeriu që iu bë “ferr” Putinit, dy tentativat e helmimit dhe burgosjet e Navalny Navalny, një kritik i zëshëm i Putinit, është mbajtur në burgun rus prej vitit 2021 nën akuza që janë cilësuar nga shumë si të nxitura politikisht. Në gusht, Navalny u shpall fajtor për themelimin dhe financimin e një organizate ekstremiste, gjë të cilën e ka mohuar gjithmonë, dhe u dënua me 19 vjet burgim shtesë. Ai veçse ishte dënuar me nëntë vjet burgim për shkelje të lirimit me kusht, për mashtrim dhe shpërfillje të gjykatës. Alexei Navalny jetoi dhe vdiq duke luftuar kundër regjimit të Vladimir Putin dhe korrupsionit të tij. Ai ishte njeriu i vetëm i aftë të nxirrte dhjetëra mijëra në rrugë duke bërë thirrje për një Rusi pa Putin dhe njeriu i vetëm që presidenti i Rusisë refuzoi të përmendte me emër. Navalny për disa vite u bë “ferri” i Putinit, pasi nuk ndalonte pavarësisht arrestimeve apo paraqitjeve në gjykata, por gjithçka do të ndryshonte në 2020, ku u bë tentativa e parë për ta helmuar. I helmuar gjatë një misioni në Tomsk Navalny në 2020 po zhvillonte një vizitë në Siberi, ku po mblidhte disa fakte në lidhje me një çështje, kur u helmua në një dhomë hoteli. Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua teksa ishte në fluturim për në Moskë. Ai u dërgua me urgjencë në Berlin, ku ra në koma dhe iu deshën disa muaj që të rikuperohej gjendja e tij shëndetësore. Në një laborator ushtarak gjerman identifikoi helmin në fjalë. Ishte novichok, agjenti nervor i klasës së armëve. Helmimi në burg Në prill të 2023 Navalny u përballur me dhimbje të forta stomaku në burg që dyshohej se ishin si rezultat i helmit me veprim të ngadaltë. Ai u dërgua në spital, pas thirrjeve të SHBA, e cila paralajmëroi se nëse Navalny do të vdiste në burg do të mbanin përgjegjësi. Burgosja e Navalny Navalny ka qenë në burg që nga viti 2021 dhe në dhjetor ai u transferua në një koloni penale arktike në Siberi. Akuzat kundër Navalny, një prej kritikëve më të zhurmshëm të Vladimir Putinit, shihen gjerësisht si të motivuara politikisht. Ai fillimisht u dënua me tre vjet e gjysmë për shkelje të kushteve të një dënimi me kusht. Në shkurt 2022, ai u vu sërish në gjyq. Këtë herë u akuzua se vodhi 4.7 milion dollarë (3.5 milion £) donacione të dhëna për organizatat e tij politike. Ai u shpall fajtor dhe u urdhërua të kalonte nëntë vjet në një “koloni penale të regjimit të rreptë”. Dhe në gusht të vitit të kaluar, ky dënim u zgjat në 19 vjet pasi ai u shpall fajtor për themelimin dhe financimin e një organizate ekstremiste, akuza që ai i ka mohuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese