Tirana
broken clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
62 %
1.5kmh
75 %
Mër
13 °
Enj
11 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
17 °
E mërkurë, 30 Nëntor, 2022

Me lot në sy Albin Kurti kujton 18-vjeçaren: Nuk guxoj të imagjinoj orët e fundit të jetës së saj, raste si të Marigonës s’duhet lejuar të përsëriten (Video)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së ditës së sotme i përlotur ka mbajtur një fjalim para kabinetit qeveritar për Marigona Osmanin, 18-vjeçarja e cila u vra barbarisht nga bashkëshorti dhe shoku i tij.

Kurti tha se nuk duhen lejuar më që këto raste të përsëriten dhe se nuk e imagjinon torturën që 18-vjeçarja ka kaluar gjatë orëve të fundit të jetës së saj.

Më tej kryeministri shtoi se organet përkatëse duhet të marrin përsipër edukimin social të qytetarëve.

“Ne u ndjemë të pafuqishëm përballë një rasti të jashtëzakonshëm. Unë nuk guxoj të imagjinoj orët e fundit të jetës së vajzës së brishtë dhe të re. Një indivferencë e përgjithshme nga rrethi dhe organet e drejtësisë ka bërë që në kokat tona të mbeten emra grash viktima të në dhune të jashtëzakonshme.

Nuk duhet të lejojmë që emra të tjerë grash të mbeten viktima të sjelljes barbare. Një edukim i tërë shoqëror duhet të thellojë ndjeshmërinë dhe respektin. Dueht të edukuar shpirti dhe arsyeja”, tha Kurti.

Më shumë




spot_img








spot_img