Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
87 %
0kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
Hën
17 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

‘Me lot, me lot’, Auron Tare nuk ndalet, pas debatit për Martin Camajn ironizon Mirela Kumbaron: Do të bëhet deputete në Përmet  për hollandezin fluturues

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

5c9e2b2be4429884253ca1d6bc7021db

Auron Tare me publikimin e dokumenteve të Sigurimit të Shtetit dhe CIA-s amerikane, ku thuhej se shkrimtarët Ernest Koliqi dhe Martin Camaj kanë qenë pjesë e agjenturave të huaja, ka ngritur një debat të fortë.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, Tare me anë të një statusi në rrjetet sociale ka ironizuar edhe me ish-ministren e Kulturës Mirela Kumbaro.

Ka qenë një postim i Kumbaros ditën e sotme në ‘Facebook’ që i kushtohet Përmetit dhe që promovon vlerat e këtij qyteti, ajo që e ka bërë Taren t’i kushtojë ish-ministres disa rreshta ironie.

 Në këtë postim ajo ka sjellë një foto të pikturës së hollandezit të famshëm Edward Lear, i cili e ka përfshirë Përmetin në vizatimet, në prill të vitit 1857.

Më atë të postimit Kumbaro ka dashur që të promovojë vlerat e qytetit në fjalë, por studiuesi i shkruan me ironi se Kumbaro dëshiron të bëhet deputete në Përmet për hollandezin fluturues Edward Lear.oJa ku sjell sot një foto të pikturës së hollandezit të famshëm për ne Edëard Lear i cili nuk e la Përmetin jashtë bllokut të vizatimeve të tij, në prill të vitit 1857. Mirela Kumbaro-Furxhi Ish Ministre e Kultures dhe Deputete want to be in Permet per Hollandezin Fluturues Edëard Lear. Me lot me lot,” shkruan Tare në postimin e tij.

Por kush ishte Edward Lear?

Edward Lear ishte një artist, ilustrues, muzikant anglez, autor dhe poet, i njohur kryesisht për pjesët e tij letrare abstrakte në poezi dhe prozë dhe veçanërisht vargun pesërrokësh, një formë që ai popullarizoi.

Fotot e publikuara nga Auron Tare:

108521638_10221431603755430_8439959590870254533_o.jpg107929283_10221431602875408_4180558324255162383_o.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img