Hapësire reklamuese

Bota

Me logon që përdorin shqiptarët, deti nxjerr në Uells kokainë të pastër me vlerë 90 milionë paund (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb

Një banor i zonës në Uells të Britanisë së Madhe kishte dalë për shëtitjen e tij të zakonshme, kur zbuloi disa pako buzë detit, që rezultuan të ishin të mbushura me kokainë.

Personi që zgjodhi të qëndrojë anonim tha se ishte duke ecur pranë plazhit në Aberystwyth kur vuri re qeset e zeza të lidhura me disa bidona, mesa duket për të mos u fundosur”. Pasi i hapi ai vuri re pluhurin e bardhë.

Banori njoftoi menjëherë autoritetet që mbërritën në vendngjarje dhe kryen sekuestrimin e mallit. Në total rreth 90 milionë paund kokainë e pastër.

Ajo që bie në sy është logo e stampuar në pakot e kokainës, emri i markës së veshjeve “Dior”. Kokainë e stampuar me këtë logo është gjetur më herët e nxjerrë nga dallgët e detit në Gjirin e Meksikës, Australi por edhe është kapur në Shqipëri, raporton newsbomb.al.

Kokainë me logon "Dior" Kokainë me logon "Dior"

Një vit më parë, në Portin e Durrësit u kap një sasi e madhe prej 300 kilogram kokainë e stampuar me logon “Dior”. Kokaina u gjet në një kamion që kishte hyrë nga Maqedonia e Veriut dhe kishte për destinacion Italinë.

Po gjatë këtij viti, rreth 9 kilogram kokainë e stampuar me logon “Dior” u kap në makinën e dy të rinjve që po tentonin të kalonin nga Shqipëria drejt Kosovës.

Kokaina e gjetur në Uells me vlerë 90 milion paund Kokaina e gjetur në Uells me vlerë 90 milion paund

Sondazh

Poll