Tirana
overcast clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
0.5kmh
90 %
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
21 °
E diel, 17 Tetor, 2021
spot_img

‘Më liro karrigen’/ Mesazhi i ‘Bashës’ në telefonin e Eni Vasilit, PD akuza Ramës: Ndal lojërat e pista dhe luftën politike me mesazhe fallso

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3adc570e90ac42a8216f1d78e28e10ba

Pasi mbrëmjen e djeshme në telefonin e gazetares Eni Vasili erdhi një mesazh që presupozohej të ishte nga kreu demokrat Lulzim Basha, ku i kërkonte kryeministrit Edi Ramam i cili ishte në studio, që t’i lirojë “karrigen” e pushtetit, ka reaguar menjëherë Partia Demokratike.

PD në njoftimin e saj ka mohuar që ky sms të jetë dërguar nga Basha dhe akuzon Ramën se kjo ishte një lojë e përgatitur nga stafi i tij kundër opozitës ndërsa i ka bërë thirrje kryeministrit që të “ndalë menjëherë lojërat e pista dhe luftën politike me mesazhe fallso, por të fillojë të bëjë punën për të cilën paguhet në shërbim të qytetarëve”.

“Edi Rama duhet të ndalë menjëherë lojërat e pista dhe luftën politike me mesazhe fallso, njerëz fallso dhe propagandë të skaduar kundër opozitës. Ata që sajojnë mesazhe në emër të kryetarit të opozitës, duke ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në telefonin e gazetarëve, mund ta bëjnë këtë akt të rrezikshëm me çdo qytetar. Ne do t’u kërkojmë organeve përgjegjëse të zbardhin këtë skandal kriminal për të zbuluar me prova autorët dhe për ti ndëshkuar ata sipas ligjit”, thuhet ndër të tjera në reagimin e PD.

 Reagimi i PD:

Dje në emisionin Open është dërguar një mesazh i sajuar me pyetje drejtuar Edi Ramës nga gjoja numri i telefonit të Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Ky mesazh i sajuar në mënyrë të paligjshme është një akt i turpshëm i atyre që duan të fshehin keqmenaxhimin e krizës.

Ata që sajojnë mesazhe në emër të kryetarit të opozitës, duke ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në telefonin e gazetarëve, mund ta bëjnë këtë akt të rrezikshëm me çdo qytetar. Ne do t’u kërkojmë organeve përgjegjëse të zbardhin këtë skandal kriminal për të zbuluar me prova autorët dhe për ti ndëshkuar ata sipas ligjit.

Edi Rama duhet të ndalë menjëherë lojërat e pista dhe luftën politike me mesazhe fallso, njerëz fallso dhe propagandë të skaduar kundër opozitës. Ai duhet t’u kthejë sot shqiptarëve lekët e taksave për të përballuar krizën e bukës që po thellohet nga mbyllja e vendeve të punës.

Thirrja jonë për Edi Ramnën është: Mirato urgjentisht paketën e ndihmës! Shqiptarët kërcënohen nga rreziqe të mëdha. Ndal sulmet politike, fillo bëj punën për të cilën paguhesh!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img