Me libër në duar, Xhaçka jep mesazhin e veçantë krah vajzës: Në kohët e sotme nuk është e lehtë të…

Publikuar tek: aktualitet, më 17:41 02-06-2020 Me libër në duar, Xhaçka jep mesazhin e veçantë krah vajzës: Në kohët e sotme nuk është e lehtë të…

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka ka përcjellë një mesazh për të gjithë fëmijët bashkë me vajzën e saj, Hana.

Ajo ka zgjedhur të lexojë librin e novelistit britanik Roald Dahl, “Gjigandi i madh i mirë”, duke ftuar dhe sfiduar fëmijët të lexojnë sa më shumë, në kuadër të nismës së krijuar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.

‘Nisma e Qendrës Ndërkombëtare të Librit e Leximit, që qershori të jetë muaji i leximit për fëmijët është një lajm i mirë. Sepse sa më shumë t'i miqësojmë fëmijët tanë me librin, aq më shumë do të zhvillojmë dijet, ëndrrat dhe dëshirat e tyre në të ardhmen. Kjo është një nga arsyet pse unë zgjodha t'i rikthehem pas shumë vitesh një libri shumë të dashur në mbarë botën, "Gjigandi i madh i mirë”, por kësaj radhe për vajzën time Hana.

Kjo përzgjedhje nuk ishte e rastësishme, për më tepër që në kohët e sotme, nuk është e lehtë të ndërtosh marrëdhëniet e duhura të miqësisë e të besimit reciprok. Por tek “Gjigandi i madh i mirë”, një vajzë e vogël, me energjinë e madhe që ka brenda vetes për t’iu afruar diçkaje të panjohur e të çuditshme, na mëson se pasi ka larguar frikën, kurioziteti dhe dëshira e shtyjnë drejt një bashkëpunimi që sjell vetëm mirësi’, shkruan Xhaçka.

Kujtojmë se Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit me anë të kësaj nisme, synon që qershorin ta kthejë në muaj leximi për fëmijët.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011441946029663
array(1) { ["section"]=> string(103) "me-liber-ne-duar-xhacka-jep-mesazhin-e-vecante-krah-vajzes-ne-kohet-e-sotme-nuk-eshte-e-lehte-te-208814" }