Tirana
scattered clouds
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
0.5kmh
40 %
Die
25 °
Hën
27 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
E diel, 4 Qershor, 2023

Me leva dhe fresibël/ PAMJE nga ÇMONTIMI I PD: Shikoni si e kishte “blinduar” Lul Basha, tre burra nuk shtyjnë dot një derë hekuri

Lajme të ngjashëm

8 janari do të mbahet mend gjatë nga demokratët. Selia dhe oborri i Partisë Demokratike u rrethuan me shirita “skenë krimi” dhe aty zbarkuan dhjetëra oficerë të kriminalistikës, pas një beteje disa orëshe mes mbështetësve të Berishës dhe atyre të Bashës.

Njerëzit e ish-kryeministrit përdorën çdo mjet për të marrë selinë, por dështuan pasi ditë më parë ajo ishte përgatitur për këtë sulm. Me urdhër të kryetarit tashmë të dorëhequr, Lulzim Basha, dyert ishin blinduar me hekur që e kalonin trashësinë 30 cm.

Dy ditë më parë, selia e PD ka nisur të çmontohet dhe pamjet që vijnë prej atje janë vërtet të “çmendura”. Dyer të fortifikuara me hekur sikur të bëhej fjalë për luftë dhe jo selinë e një partie që mban dhe emrin “demokratike”. Newsbomb.al ka siguruar disa pamje të reja nga puna që po vazhdon në PD për çmontimin e saj.

Punëtorë me fresibël dhe leva përpiqen të shqyejnë nga muret blindat e hekurit. Pamjet, tregojnë qartë nivelin e blindimit që kishte urdhëruar Lulzim Basha, ku as tre burra nuk lëvizin dot një derë për shkak të peshës së saj dhe përbërjes së çeliktë.


Më shumë