Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
5.7kmh
75 %
Pre
12 °
Sht
13 °
Die
12 °
Hën
12 °
Mar
8 °
E premte, 3 Dhjetor, 2021
spot_img

Me lekët e qytetarëve rinovoi shtëpinë, Princ Harry rimburson taksapaguesit britanikë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7c61b5379a0b4bde671476a9fd24d6a7

Princ Harry dhe gruaja e tij Meghan kanë rimbursuar taksapaguesit britanikë me 2.4 milion paund (3.2 milion dollarë), kosto e rinovimit të shtëpisë së tyre në Mbretërinë e Bashkuar.

 

Rinovimi i Frogmore Cottage, një shtëpi brenda ambienteve të Kalasë Windsor të Mbretëreshës Elizabeth në perëndim të Londrës, ishte kritikuar nga disa media britanike si shumë e shtrenjtë.

Shlyerja vjen ndërsa Harry dhe Meghan, një ish-aktore Amerikane, kërkojnë të krijojnë karriera të reja për veten e tyre dhe të arrijnë një pavarësi më të madhe financiare.

Ata njoftuan javën e kaluar se kishin nënshkruar një kontratë me Netflix për të prodhuar përmbajtje për platformën streaming. Kushtet e kontratës së Harry dhe Meghan me Netflix nuk janë bërë të ditura.

Para kësaj, pjesa më e madhe e të ardhurave të tyre vinte nga pasuria private e Princit Charles, babait të Harry-t dhe trashëgimtarit të fronit britanik.

Të njohur zyrtarisht si Duka dhe Dukesha e Sussex, çifti janë zhvendosur në Kaliforni, por do të mbajnë Frogmore Cottage si shtëpinë e tyre kur të kthehen në Britani, sipas kushteve të marrëveshjes së tyre me mbretëreshën, gjyshen e Harry-t.

“Një kontribut është dhënë në Grant Sovran nga Duka i Sussex”, tha një zëdhënës i çiftit.

“Ky kontribut që është ofruar fillimisht nga Princi Harry ka mbuluar plotësisht shpenzimet e nevojshme të rinovimit të Frogmore Cottage, një pronë e Madhërisë së Saj Mbretëresha, dhe do të mbetet rezidenca në Mbretërinë e Bashkuar e Dukës dhe familjes së tij.”

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img