Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
31 %
4.1kmh
0 %
Die
31 °
Hën
37 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

“Më kujtohet gëzimi i prindërve të mi”, Dua Lipa ndan me të gjithë botën emocionet e ditës së Pavarësisë: I gjithë qyteti dëgjohej duke ulëritur

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dua Lipa është një nga këngëtaret shqiptare e cila po korr sukses në të gjithë botën. Plani i saj për të “pushtuar” skenën dhe muzikën është realizuar më së miri, pasi të gjitha mediat flasin për të.

Së fundmi, ajo ka dhënë një intervistë për revistën e famshme ndërkombëtare “Vanity Fair”. Gjatë rrëfimit të saj Dua nuk mund të linte pa përmendur edhe Kosovën dhe jetësën per disa vite atje.

E pyetur për momentin kur Kosova shpalli Pavarësinë e saj, Dua tha se e kujton fare mirë, pasi familja e saj ishte në Prishtinë në atë periudhë.

“Më kujtohet që pashë gëzimin e prindërve të mi dhe të familjes time dhe të gjithëve, duke dëgjuar tërë qytetin duke ulëritur kur u shpall  Pavarësia e Kosovës”, u shpreh ajo.

Kujtojmë se Dua ka lindur në Angli, por prindërit e saj janë kthyer sërish në Kosovë kur ajo ka qenë 11 vjeçe. Dua jetoi vetëm pak vite me ta dhe më pas vendosi që të rikthehej e vetme në Londër për të ndjekur ëndrrën e saj për muzikën. Babai i saj Dukagjini tha se Dua ishte e bindur për ta ndjekur këtë rrugë dhe e ëma po ashtu ka shtuar se artistja e kishte planifikuar të gjithë këtë gjë.

Më shumë

spot_img
spot_img