Tirana
clear sky
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
57 %
3.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
35 °
Die
33 °
Hën
35 °
Mar
36 °
E premte, 25 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Me kokainë dhe fara kanabisi me vete, Shqiponjat prangosin të riun fierak në mes të qytetit (EMRI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një 38 vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi u kap me drogë dhe armë të ftohtë në mjetin me të cilin po qarkullonte në lagjen “15 Tetori”.

Në pranga ka rënë shtetasi Sokol Sapiqoti, pasi gjatë kontrollit që i është bërë në makinë i janë sekuestruar fara kanabisi, kanabis, kokainë dhe një armë e ftohtë.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me forcën e posaçme “Shqiponjat”, në vijim të goditjeve kundër aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, arrestuan në flagrancë shtetasin S. S., 38 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “15 Tetori”, Fier, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Ford” me të cilin po udhëtonte janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 9 doza me lëndë narkotike cannabis sativa, 1 dozë me lëndë narkotike kokainë, 351 fara kanabisi dhe 1 përforcues grushti.

Materialet procedurale për veprime të mëtejshme do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img